Barcelona po mendon shkëmbimin e bujshëm me Manchester City

schedule14:10 - 6 Maj, 2022

schedule 14:10 - 6 Maj, 2022

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona po mendon të transferojë portugezin Bernardo Silva ng Manchester City.

Xavi kërkon një mesfushor të avancuar që t’i afrohet Pedrit. Rruga për të shkuar te portugezi është me pengesa pasi ai ka një kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, ku ka një vlerë prej75 milionë euro në treg.

Për të arritur tek Bernardo Silva, Barcelona po mendon t’i japë si shkëmbim mesfushorin holandez, De Jong. Ish-lojtari i Ajax pëlqehet shumë nga Guardiola./ h.ll/abcnews.al