Barcelona duket se ka ndryshuar mendje sa i përket qëndrimit për sulmuesin Aubameyang, i cili u cilësua si i pashitshëm pak ditë parë.
Chelsea bëri ofertën e parë kontrate për shërbimet e gabonezit, por Blaugranat e refuzuan kategorikisht.
Tashmë, sipas shtypit britanik, Barça mund ta lejë të lirë sulmuesin e saj për një shifër prej 25 milion eurosh.
Daily Mail thekson se Chelsea është ende i interesuar, por nuk ka ndërmend të paguajë atë shifër dhe se përpiqet të përfshijë operacion Marcos Alonson./abcnews.al