Shanset e Barcelonës për të fituar titullin kampion, janë minimizuar shumë. Real Madrid kryeson me katër pikë më shumë dhe duhet të gabojë dy herë, diçka e vështirë për të ndodhur në pesë javët e fundit të La Ligas.
Rezultatet e fundit të ekipit katalanas nuk kanë qenë pozitive. Tre barazime dhe vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit, janë shumë pak dhe Quique Setien rrezikon shkarkimin. “Kështu ndodh gjithmonë kur rezultatet pozitive mungojnë.
Por nuk harxhoj asnjë minutë duke menduar për çfarë flitet rreth e rrotull. Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë“, u shpreh trajneri i Barcelonës në konferencën e sotme për shtyp, teksa AS lëshon lajmin e bujshëm.
Nëse Messi me shokë gabojnë edhe ndaj Villareal, Setien mund t’i thotë lamtumirë Barcelonës. Drejtuesit e kanë paralajmëruar se ky është shansi i fundit dhe ekipi duhet të reagojë, me lojë dhe sidomos me rezultat. /abcnews.al