Lautaro Martinez ka një klauzolë largimi prej 111 milion eurosh (deri në 15 korrik), shumë të cilën Barcelona e ka ndarë mendjen ta paguajë. Por jo vetëm katalanasit, pasi edhe Manchester City nuk e ka problem një shifër të tillë. Pep Guardiola e pëlqen shumë sulmuesin e Interit dhe drejtuesit e klubit janë gati t’i plotësojnë dëshirën sipas raportimeve që vijnë nga Anglia.
Por ka një problem. Dënimi i “Cityzens” nga Champions League në dy vitet e ardhshme është një handikap i madh. Duhet fituar edhe gara e vështirë me Barcelonën, që mbetet favoritja kryesore për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit. Mundo Deportivo është e bindur që Lautaro do të transferohet në “Camp Nou”, pasi kampionët e Spanjës ndodhen në negociata të avancuara me Interin dhe agjentin e lojtarit argjentinas.
Cityt i mbetet t’i ofrojë lojtarit një rrogë shumë të majme për ta bindur të zgjedhë Anglinë. Diçka e vështirë duke pasur parasysh faktin që goleadori zikaltër e ka shprehur qartë se dëshiron të luajë në një skuadër me Leo Messin, idhullin e tij të madh. /abcnews.al