Në Spanjë ky njihet si “Kaizerslauterni I Johan Krujfit”.
Ishte ndeshja e kthimit e raudit të dytë të Championsit në nëntor 1991, kur një gol I minutës së fundit nga Bakero shpëtoi katalanasit nga eliminimi në fushën e Kaizerslauternit, dhe I lejoi që atë sezon të fitonin Ligën e parë të Kampionëve në histori.
Vendasit kryesonin me meritë 3-0, pas humbjes 0-2 në “Kamp Nou”.
Këtë histori thuajse të harruar e kujtoi e përditshmja madrilene, “AS”, me titullin “Kaizerslauterni I Flikut”!
Trajneri I tanishëm “blaugrana” provoi sërish në Gjermani sesa I pabesë është futbolli, sidomos në Champions.
Dortmundi, edhe pse ishte shkatërruar 4-0 në ndeshjen e parë në Katalonjë, besoi tek mrekullia dhe e rrezikoi Barcelonën.
Girasi ishte autor I tre golave për Borusian, fillimisht penallti “alla Panenka” për 1-0, pastaj shënoi për 2-0 në nisje të pjesës së dytë.
Katalanasit u ndihmuan nga autogoli i Bensebainit për të siguruar praktikisht kualifikimin, ndonëse Girasi goditi sërish 15 minuta para fundit për të krijuar drithërima.
Vetë Flik u duk i qetë pas kualifikimit.
“Gjëja kryesore është që ne jemi në gjysmëfinale. Mendoj se për ne, për tifozët dhe për klubin është shumë e rëndësishme që ia dolëm. Ky është viti im I parë këtu dhe arritëm gjysmëfinalen. Jemi një nga skuadrat më të mira të Europës”.
“Në gjysmëfinale”, – është titulli I përbashkët I të përditshmeve sportive katalanase, “El Mundo Deportivo” dhe “Sport”, që theksuan se kjo u arrit me vuajtje!
Në katërshe pas 6 vitesh pas një ndeshjeje të keqe!
Barça pret Interin ose Bajernin në përballjet që do të luhen në 29 ose 30 prill, dhe në 6 ose 7 maj./abcnews.al