Barcelona apo milionat e David Beckham, braziliani Willian në “udhëkryq”

schedule17:40 - 31 Korrik, 2020

schedule 17:40 - 31 Korrik, 2020

Lautaro Martinez mbetet objektivi i madh për sulmin, teksa Barcelona ka vendosur të përforcojë edhe krahët e këtij reparti. Katalanasit interesohen prej vitesh për Willian, brazilianin që mbylli sezonin e fundit me Chelsea.

31-vjeçari i krahut të djathtë, prej vitit 2013 pjesë e “Bluve të Londrës”, do të dalë zyrtarisht lojtari i lirë pas përfundimit të finales së FA Cup mes Chelsea dhe Arsenal, sfidë që do të luhet ditën e nesërme (1 gusht, 18:30).

Sky Sports raporton se Barcelona i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare lojtarit brazilian (9 gola të shënuar në 69 ndeshje me kombëtaren). Edhe Chelsea është gati t’i rinovojë kontratën, teksa problem mbetet interesimi nga përtej oqeanit.

David Beckham e do tek Inter Miami dhe i ofron një rrogë shumë më të madhe se Barcelona dhe Chelsea. Willian po mendohet dhe vendimin përfundimtar do e marrë pas finales së nesërme kundër “Topçinjve” të Artetës. /abcnews.al