Projekti i Super League nuk është shuar ende, kjo për meritë të tre klubeve: Barcelona, Real Madrid dhe Juventus. Pavarësisht kërcënimeve nga UEFA, tre klubet e njohura nuk janë tërhequr akoma.
Qeveria Europiane e Futbollit bëri presion me përjashtim nga kompeticionet europiane, por Ministria e Drejtësisë së Zvicrës, shtet ku ndodhen selitë e UEFA-s, theksoi se nuk ka hapësira ligjore për të dënuar tre klubet “rebele”.
Në krijimin e Super League morën pjesë edhe 9 klube të tjera (Arsenal, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Tottenham, Inter, Milan, Atletico Madrid).
Të gjashtë klubet u tërhoqën pas presionit të UEFA-s, teksa nënshkruan një marrëveshje për të paguar një gjobë prej 15 milion eurosh në total dhe për të hequr dorë nga 5% e fitimeve që do të vijnë nga sezoni i ardhshëm.
New York Times shkruan se Barcelona, Reali dhe Juventusi, nëpërmjet A22 (kompania e krijuar për t’i dhënë jetë Super League) kanë paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Madridit për të anuluar sanksionet dhe marrëveshjen mes klubeve të penduara dhe UEFA-s. /abcnews.al