Barça nxjerr në shitje 8 lojtarë për Torres, “fshesës” i shpëtojnë vetëm 3 futbollistë

schedule16:54 - 30 Nëntor, 2021

schedule 16:54 - 30 Nëntor, 2021

Kur na ndajnë edhe pak javë nga hapja e merkatos dimërore, te Barcelona kanë filluar të mendojnë për afrimet e lojtarëve që mund të bëjnë diferencën.

Xavi Hernandez do provojë të marrë Ferran Torres, i cili duket se është gati të vihet nën urdhrat e teknikut spanjoll.

Pengesa e madhe për transferimin e lojtarit në “Camp Nou” është pagesa e lartë e kartonit të tij, për të cilin Manchester City kërkon 70-80 milion euro.

Sipas “Mundo Deportivo”Tek katalanasit e kërkojnë me ngulm lojtarin dhe për të arritur të paguajnë kartonin e tij, drejtuesit kanë menduar të nxjerrin në shitje plot 8 lojtarë, dhe bëhet fjalë për Neto, Umtiti, Dest, Lenglet, Roberto, Mingueza dhe Countinho.

Ndërsa të paprekshëm tek blaugranat janë vetëm 3 lojtarë, që Xavi i konsideron pjesë të rëndësishme të të projektit të tij dhe ata janë Gavi, Pedri dhe Nico. /f.a/abcnews.al