Dëmtimet e shumta në difensivë, sidomos ai i Pique, e kanë vështirësuar shumë situatën te Barcelona dhe në janar duhet me patjetër afrimi i një qendërmbrojtësi.
Eric Garcia është dëshira e madhe, por Manchester City duket se nuk është i gatshëm ta lërë të lirë deri në fund të sezonit.
Në këtë situatë katalanasit po kërkojnë për një tjetër zgjidhje dhe emra si Mustafi e Rudiger janë në listë. Së fundmi një tjetër emër interesant ka hyrë në skenë. Ai është Felipe, qendërmbrojtësi i Atletico Madrid.
Portugezi erdhi verën e vitit të shkuar nga Porto dhe ishte titullar deri para ndërprerjes prej pandemisë. Tani 31-vjeçari është kthyer në lojtar stoli dhe në këto kushte largimi është në lojë.
Simeone nuk dëshiron ta largojë, por Barça mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira mes klubeve pas marrëveshjes për Griezmann dhe Suarez. /abcnews.al