Banori përplaset me kryeministrin: Dua të kem çati ku të fus kokën, Rama: Prit djalë i dashur

schedule11:35 - 27 Nëntor, 2019

schedule 11:35 - 27 Nëntor, 2019

Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e sotme në pallatin gjashtëkatësh në lagjen 18 dhe në çadrat ku janë akomoduar banorët e prekur nga tërmeti, i cili u shemb një ditë më parë nga tërmeti i rëndë. Teksa foli me banorët për problemet e tyre një nga qytetarët, i revoltuar, i drejtohet kryeministri ti japë zgjidhje kaosit të krijuar.

“Dua të kem çati ku të fus kokën, duam të dimë a janë të banueshme tani apo jo”, shprehet qytetari.  Ndërkohë Rama ka theksuar së ekipet janë të gjithë në terren për të analizuar situatën: “Prit djalë i dashur, në rrugë nuk je, je në fushë, do të marrim bashkë me familjen do të çojmë në hotel”, iu drejtua Rama.

Rama ka siguruar banorët se do të bëhet akomodimi i tyre në hotele, gjithashtu do të bëhet lista e saktë e personave të mbetur pa banesa në mënyrë që të mos ketë abuzime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!