Në Tapizë të Krujës, banorët janë alarmuar nga shkarjet e tokës, të cilat mund të çojne deri në shembjen e digës së liqenit. Ata kërkojnë të bëhet ndërhyrje sepse në një kohë tjetër mund të jetë shumë vonë.
Diga në liqenin e Tapizës në Krujë është në rrezik. 30 metra linear nga ana perëndimore e saj ka pësuar shkarje të tokës, në një thellësi prej 10 metrash.
Kjo rreshqitje mund të pasohet me shembjen e digës. Banorët jane të frikësuar. Ata thonë se një ngjarje e tille do të ishte katastrofike.
Në anë të digës së liqenit të Tapizës ndodhen 700 shtëpi banimi. Por një dalje e liqenit me kapacitet 8 milionë meter kub ujë do të prekte aeroportin e Rinasit dhe më shume territor, thonë banorët.
Fshatarët kërkojnë ndihmë sa ende ka kohë. Ata thonë se nëse nuk merren masa për riparimin e digës, bllokimii infiltrimit të ujrave do të thotë fund për ta./abcnews.al