Banorët në panik, si paraqitet situata e të shpërngulurve në Durrës

schedule08:25 - 29 Nëntor, 2019

schedule 08:25 - 29 Nëntor, 2019

Tërmeti që goditi vendin ka shkaktuar momente të vështira tensioni dhe paniku. Tashmë janë ngritur çadra strehimi dhe janë mbledhur ndihma të shumta për ti ardhur në ndihmë banorëve të pastrehë. Stadiumi i sportit është mbushur plot me njerëz që kanë kaluar natën aty. Një pjesë e familjeve për shkak të reshjeve janë larguar nga çadrat dhe janë vendosur në stadium. Raportohet se 100 persona ndodhen në këto ambiente ku 33 prej tyre janë të mitur. Disa nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë, por shumë të tjerë janë në kushte paniku ndërkohë që jashtë palestrës janë të vendosura edhe 2 autoambulanca për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.

Demir Kaja një prej banorëve që është strehuar te çadrat tregon për gazetaren e abcnews.al, Ajgena Korbi, se në këto kushte situata është shumë e vështirëse. “Na sollën këtu organizatat e emergjencës civile, shtëpia ime është shkatërruar, banoja në lagjen 17, në Durrës, është shumë e vështirë, nuk dimë çfarë do të ndodhë në vazhdim, jam bashkë me familjen, kemi tre ditë, nuk marrim dot asnjë send”, tha ai.

Në tjetër banore mes lotësh tregon tmerrin e përjetuar në kushte paniku duke u lutur për fatin e fëmijëve të saj.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!