Banorët e zonave të rrezikuara të përgatiten për evakuim

schedule12:40 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 12:40 - 1 Dhjetor, 2017

Situata e reshjeve gjatë ditës se sotme vijon  të jetë e rëndë sidomos në jug të vendit. Autoritetet shtetërore po vijojne përforcimin kapaciteteve njerëzore dhe teknike në zonat më të rrezikuara, kryesisht në pjesën e poshtme të pellgut të lumit Vjosë, qarqet Fier dhe Vlorë.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave që preken nga daljet e Vjosës nga shtrati të përgatiten për evakuim duke bashkëpunuar pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore. Sipas pritshmërise se prurjeve në lumin Vjosë , dalja e tij nga shtrati mund te ndodhe rreth pasdites. Shtabet e emergjencave në këto qarqe janë udhëzuar marrjen e masave për të angazhuar të gjitha kapacitetet publike e private në përballimin situatës.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje të gjithë subjekteve private për të kontaktuar me shtabet përkatëse të emergjencës pranë prefekturave dhe për të vënë të gjitha kapacitet e tyre në shërbim të interesit të lartë publik, shpëtimit të jetës së qytetarëve që janë të rrezikuar nga përmbytja./acbnews.al