Banorët e zonës së Unazës së Re vijuan protestën e tyre dhe kundër projektit për Unazën e Re dhe kundër shembjes së ndërtimeve të tyre.
Në protestën e 345 u kujtuan se një grup banorësh zënë çdo ditë rrugën e unazës së re në të njëjtën orë për 60 minuta.
Efektivë të policisë së rendit, repartit Shqiponja dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë rrëthuan zonën duke vendosur dhe dy kordonë policorë për të mos luaj daljen në rrugë të protestuesve të Unazës së Re.
Ndryshimet në kodin penal ndalojnë bllokimin e akseve kombëtare dhe ndëshkojnë deri në tre vite burg ata që e shkelin. Kjo i bëri banorët që të merrnin një vendim të ri në bashkëpunim me deputetët demokratë.
Për herë parë protesta zhvendoset në trotuarin e rrugës Teodor Keko pasi sipas tyre vetëm kështu shmangin konfrontimet që mund të shkojnë deri në gjak derdhje.
Të lidhur me zinxhir dhe me gojën e mbyllur janë mesazhet që i dërguan kryeministrit Rama.
Në mbështetje të tyre ishin përsëri deputetët e opozitës.
Por edhe përfaqësues të aleancës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Banorët kërkojnë anulimin e projektit të rrugës së unazës së re duke e konsideruar abuziv dhe korruptiv. Ata pretendojnë që të hartohet në transparencë të plotë me publikun dhe pronat e tre, shtëpi e biznese të dëmshpërblehen me vlerën e tregut.
Pas një orë e 20 minuta protesta u mbyll me thirrjen për t’u ritakuar si çdo ditë tjetë në të njëjtën orë, por jo në të njëjtin vend. Betejën nuk do ta zhvillojnë më në rrugë, por në trotuarë. /ABC News Albania 24/7