Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banorët e Unazës së re: Nuk do lejojmë flakjen në rrugë, qeveria ushtron gjenocid

schedule11:44 - 10 Nëntor, 2019

schedule 11:44 - 10 Nëntor, 2019

Ndërsa nesër pritet që IKMT të ndërhyjë tek Unaza e Re banorët shprehen se do të mbrojnë me gjak banesat e tyre. Ata thonë se kanë 30 vjet që banojnë në këto banesa dhe nuk mund të flaken në rrugë, pasi këtë nuk e lejon as konventa e të drejtave të njeriut e OKB-së.

Sipas tyre qeveria ka ushtruar gjenocid ndaj komunitetit.

“Ka paligjshmëri në projekt  tender, çfarë parashikon kjo veprimtari e kësaj qeverie. Represioni ka plotësuar të gjitha figurat e veprës penale për gjenocid.



Terrori, dhuna, arrestime ,veprimet e njëanshme në veprat penale quhen gjenocid. Kjo qeveri ka ushtruar gjenocid ndaj komunitetit unë do protestoj si gjatë një viti në respekt të kushtetutës e normave ndërkombëtare në respekt të normave që ka nxjerrë OKB. E ka shkatërruar jetetesën e  qytetarëve dhe ka vënë në rrezik 94 mijë banesa. Duam zgjidhje ligjore”- thotë avokati Artan Manushaqe, banor i unazës.

“Kam 30 vjet aty. Kanë qenë zyrat e perime patatave e kam rregulluar që në atë kohë dhe si më flakërka ky në rrugë të madhe mua. Si mund të më flakë në rrugë ky kryeministër,  plehra i kombit shqiptar”- shprehet një tjetër banore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!