Banorët e tre fshatrave në protestë, bllokojnë rrugën e Kombit

schedule13:45 - 16 Janar, 2021

schedule 13:45 - 16 Janar, 2021

Banorët e fshatrave Munuz, Rrajë e Zezë dhe Vele në Mirditë kanë bllokuar rrugën e Kombit për disa minuta në dalje të Rubikut, në shenjë protestë për dëmtimin e infrastrukturës së këtyre fshatrave nga një firmë e cila për realizon punime për ndërtimin e ujësjellësit.

Banorët thonë se rruga e tyre është bërë thuajse e pakalueshme dhe po ju dëmton automjetet dhe asnjë masë nuk është marrë për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

Banorët u përplasen dhe me policinë të cilët kundërshtuan bllokimin e rrugës se Kombit.

  • /abcnews.al/