Banorët e Thumanës: Pallatet që u shembën nga tërmeti ishin shpallur të pabanueshëm 1 vit më parë

schedule16:04 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 16:04 - 7 Dhjetor, 2019

Banorë të Thumanës dëshmojnë se disa nga banesat që u shemben apo dëmtuan ishin shpallur të pabanueshme që pas tërmetit të një viti më parë. Tashmë ata kërkojnë që pallatet të mos restaurohen, por të shemben të gjitha dhe të ndërtohen sipas rregullave. Në të kundërt kanë vendosur të mos kthehen më në Thumanë.

Riparimet e planifikuara për pallatet e vjetra në Thumanë kanë sjellë reagimin e banorëve të tyre. Gratë që janë dhe më të ndjeshme nga natyra, që po jetojnë në hotelet e Shëngjinit, kanë marrë guximin për të kundërshtuar këtë vendim, pasi sipas tyre, veprime të tilla sollën edhe viktimat e pallateve, që u shembën për shkak se ato ishin shpallur të pabanueshme, që pas tërmetit të një viti më parë, dhe në fakt vetëm u restauruan.

Asnjë nga këto zonja nuk pranon që të rikthehet më në këto objekte.

“Nuk futemi dot brenda, do të rrimë jashtë. Do dalim me qera, do kërkojmë botën, kemi frikë të hyjmë brenda, po ta shohësh pallati është i këputur në mes”.

Shembja e këtyre objekteve të vjetra sipas banoreve të Thumanës duhet të jetë e vetmja zgjidhje që mund t’ju japë me shumë siguri për jetët e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!