Banorët e Sukthit në protestë për banesat: Nuk janë kontrolluar nga ekspertët

schedule19:59 - 24 Janar, 2020

schedule 19:59 - 24 Janar, 2020

Mos verikimi i pallatit të tyre, i cili pas 26 nëntorit u shpall i pabanuar nxori në protestë banorët e Sukthit.

Të mbetur pa shtëpi prej dy muajsh banorët ankohen se askush nuk është kujtuar për ta.

“Gjendja këtu është e keqe. Pallati ka marrë goditje dy herë, në shtator dhe nëntor. Këta të bashkisë na gënjyen, nuk erdhën. Një çrregullim të tillë në jetën time nuk e kam parë, u bëra 75 vjeç”.

Të tjerë denoncojnë mos marrjen e bonusit të qirasë.

“Nuk kemi marrë as shpërblim, as gjë prej gjëje. Të vijnë të na shikojnë shtëpitë, na kanë lënë në qiell të hapur. Shteti vetë na çoi në hotel, pastaj po vetë na nxori, na tha shkoni gjeni shtëpi. Kemi mbetur nëpër njerëz, se nuk na ka dalë bonusi”.

Në mbështetje të banorëve ishte  edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj, i cili akuzoi qeverinë dhe Bashkinë e Durrësit se i ka lënë qytetarët rrugëve.

“Jemi në fund të janarit, janë 92 godina që qeveria ende nuk ka përcaktuar se çfarë do bëhet. Janë 400 ekspertë teknikë, paratë janë, 150 milionë të koncesioneve, PD e ka dhënë zgjidhjen se çfarë duhet bërë”.

Vetëm në Bashkinë e Durrësit ka arritur në katër mijë numri i kërkesave për bonuse qiraje, por kur po mbushen dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit vetëm 900 aplikantë kanë arritur të sigurojnë fondin e bonusit të qirasë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!