Pastrohet bregdeti i Shëngjinit

schedule13:24 - 18 Nëntor, 2019

schedule 13:24 - 18 Nëntor, 2019

Nuk duhet të kujtohemi për pastrimin e plazheve vetëm kur nis sezoni turistik. Por ai duhet kryer në vazhdimësi. Këtë mesazh kanë përcjellë banorët e Shëngjinit të cilët në bashkëpunimin me njësinë administrative kanë ndërmarrë një aksion pastrimi.

Shqipëria njihet si një ndër shtete me plazhet më të ndotura në Europë. Ndaj pastrimi i tyre duhet të kryhet sistematikisht dhe jo vetëm kur nis sezoni turistik. Një nisëm të tillë ka ndërmarrë këtë fund vjeshte njësia administrative e Shëngjinit.

Administratori Gentian Malotaj ka sqaruar se ndërhyrjet për pastrimin e plazhit në periudhën në maj qershor janë të vonuara ndaj thotë se duhet të angazhohen që tani por kërkon edhe mbështetjen e komunitetit siç ishte dhe rasti i fundit.

Pasi larguan mbetje të shumta të mbetura në Shëngjin që nga vera, përfaqësuesja e kompanisë që mbështeti njësinë administrative të Shëngjinit dha një mesazh sensibilizues.

Shirat e këtyre ditëve u shoqëruan me pasoja dhe bregu u mbush me mbetje të shumta. Falë këtij aksioni pastrimi u bë e mundur mbledhja e tyre./abcnews.al