VIDEO/ Marrëveshja me Italinë, nisen drejt Gjadrit 40 emigrantët

schedule20:10 - 11 Prill, 2025

schedule 20:10 - 11 Prill, 2025

Pas kontrolleve dhe procedurave të pranimit, 40 emigrantët, të cilëve u është refuzuar qëndrimi në Itali, janë nisur drejt Gjadrit në pritje të riatdhesimit të tyre. Ata janë transferuar me 3 autobusë dhe të shoqëruar nga policia italiane dhe ajo shqiptare.

Anija “Libra” mbërrin këtë të premte në Shëngjin për herë të katërt. Këtë herë janë sjellë emigrantë që do të riatdhesohen në vendet e origjinës, pasi u është refuzuar azili.

Qendra e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin janë ndërtuar si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh, që ka për qëllim të sigurojë kushte dinjitoze për emigrantët gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!