Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Banorët e periferisë të trajtohen njësoj si ata në ish-Bllok”, PD: Situatë e rrezikshme në Zall Bastar

schedule16:35 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 16:35 - 22 Dhjetor, 2019

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë ditës së sotme në të gjithë territorin e vendit, disa vende kanë patur më shumë problematika dhe disa zona kanë rrezikuar përmbytjen.

Në rrjetin social “Facebook” ka ardhur reagimi i PD-së e cila sjell në vëmendje përmbytjet në urën e Zall Bastarit. “Kjo është e vetmja urë, ku nxënësit kalojnë për të shkuar në shkollë dhe, siç tregojnë pamjet, është një rrezik i përditshëm në stinën e shirave”, shkruhet në reagimin e  PD.



Statusi:

Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë të rrezikshme në Zall Bastar. Mbi një mijë banorë janë pothuajse të izoluar, pasi e vetmja urë, në gjendje të mjeruar, ështa gati e mbuluar nga uji i vrullshëm i lumit.

Kjo është e vetmja urë, ku nxënësit kalojnë për të shkuar në shkollë dhe, siç tregojnë pamjet, është një rrezik i përditshëm në stinën e shirave.

Prej shumë vitësh banorët kanë protestuar, kanë kerkuar zgjidhje nga qeveria dhe bashkia për një urë të re të sigurtë, por problemi i tyre nuk është zgjidhur.

3 vjet më parë, Erion Veliaj dhe Xhemal Qefaliaj inspektuan punimet e nisura për një urë të re, por në realitet nuk ka asnjë të tillë.

Disa muaj më parë, kur protestuan për urën e munguar, banorët u thanë përfaqësuesve të PD, Gent Strazimiri dhe Abi Malltezi se fondet për urën e Zall Bastarit shkuan në Surrel, për kompaninë e ish kryetarit të komunës Dajt, Kujtim Qefaliaj, njëkohësisht edhe kryetar i njësisë administrative Dajt.

Zall Bastari është pjesë e Bashkisë së Tiranës, por premtimi i Erion Veliajt se “banorët e periferisë do të trajtohen njësoj si ata në ish Bllok, rezulton një nga mashtrimet e tij të shumta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!