Banorët e pallatit 9 katësh në Durrës denoncojnë indiferencën e autoriteteve

schedule06:50 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 06:50 - 4 Dhjetor, 2019

Banorët e një pallati 9 katësh në Durrës denoncojnë indiferencën e autoriteteve shtetërore, duke u shprehur se askush nuk është paraqitur për të bërë konstatimin e dëmeve.

Ata thonë për “ABC News” se kanë mbetur të dëmtuar që nga tërmeti i 21 shtatorit dhe dëmet i kanë riparuar vetë.

15 familje banojnë në këtë pallat 9 katësh në lagjen 13 të Durrësit, i cili është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Banorët tregojnë se edhe pse kanë kaluar 8 ditë nga dita kur vendi u godit nga lëkundjet sizmike prej 6.4 të shkallës rihter, asnjë inxhinier apo grup ekspertësh nuk ka shkuar për të bërë konstatimin e dëmeve të banesave të tyre.

Banorët kanë treguar se pallati kishte pasur plasaritje që nga tërmeti i 21 shtatorit, por ishin detyruar t’i riparonin vetë.

Apartamentet e tyre janë shkatërruara, me çarje dhe rënie të mureve. Këta banorë nuk i ka penguar as paniku i palëkundjeve sizmike që të futen në banesat e tyre dhe të nxjerrin ato pak gjera që kanë mbetur pa u shkatërruar. Pavarësisht se janë akomoduar në hotel, banorët qëndrojnë poshte palllatit të tyre, me shpresën se do të jetë i riparueshëm dhe nuk do të kthehet në gërmadhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!