Banorët e Pakishtit në Kukës kërkojnë lehtësira në kufi me Kosovën

schedule18:31 - 25 Tetor, 2018

schedule 18:31 - 25 Tetor, 2018

Në Pakisht të Kukësit, të kalosh kufirin në drejtim të Kosovës ndëshkohesh. Për këtë arsye banorët kërkojnë lehtësira, pasi kjo pikë kufitare i ndihmon në jetën e tyre të përditshme.

Banorët e Pakishtit në Kukës kanë kërkuar lehtësira per kalimin e kufirit me Kosovën. Për ta është rruga më e shkurtër dhe jetike që u mundëson pothuajse të gjitha shërbimet.

Kërkesën ia kanë bërë ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi i cili udhëtoi drejt Pakishtit për të biseduar rreth kësaj problematike.

Qemal Minxhozi: Ne kemi rënë dakord për të bërë hapjen e rrugës që është rreth 1 km, që do e bëjë pjesa e Kosovës. Do shohim mundësinë jo vetëm me pushtetin lokal, por dhe rajonal, komunikimi me mjete të jetë i lirshëm. Është terren malor dhe do përpiqem që brenda nëntorit problemi të marrë zgjidhje.

Banorët: Do të lehtësohet jeta banorëve. Ne jëmi 5 fshatra është e domosdoshme hapja e pikës këtej.

Përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri, Kukësi ka pesë pika të kalimit të kufirit.

Pakishti është skaji më verior në kufi dhe për shkak të distancës së madhe me qytetin e Kukësit dhe gjendjes së rrugës, fshatrat kufitare në Kosovë janë zgjidhje efikase.

Deri më sot, hyrje-daljet e banorëve në këtë territor janë cilësuar kalime të paligjshme të kufirit e që janë ndëshkuar edhe me gjoba nga pala kosovare, por edhe policia kufitare e Kukësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!