Banorët e Nivicës, protestë pranë Gjykatës Administrative për tokat e zaptuara në Kakome

schedule10:21 - 8 Tetor, 2020

schedule 10:21 - 8 Tetor, 2020

“Dimë të marrim e armë po s’do vrasim njerëzit tanë. Duam drejtësi.”

Ditën e mërkurë gjykatësja e Gjykatës Administrative të Gjirokastërs Ema Shaholli ka shpallur moskopetence ligjore të trajtimit të çështjes së zaptimit të pronave të banorëve të Kakomesë nga tre individë që prej vitit 2005.

Çështja i ka kaluar gjykatës së Vlorës, por banorët gjatë një proteste të mbajtur pranë gjykatës së Gjirokastrës e kundërshtojnë këtë vendim dhe ngenë akuza të ashpra.

“Zonja gjyqtare s’na ka lënë të flasim në gjykatë ka dhënë vendim të padrejtë s’ka pse kalon për gjykim në Vlorë kur kemi kadastrën në Sarandë. Kushdo ta dijë që do na kenë pas gjithë jetën. kërkojmë drejtësi,” shprehet një prej tyre.

“Ç’SPAK do bëjë Shqipëria kur kjo gjyqtare nuk na dëgjon dhe jep vendimin me arrogancë. Nivica është ndarë në dysh, e gjejnë sebep që është ndarë mes Sarandës dhe Himarës.”

“Kemi prona sa të bredhin gjithë botën fëmijët tanë por sot s’kemi bukë të hamë.”

“S’kërkojmë lëmoshë por pasuritë që janë blerë me gjak.”

Këta banorë tregojnë se dhe kadastra e Sarandës prej dy vjetësh po zvarrit nuk ju regjistron pronat.

Pronat që rreth 100 banorë kanë përfituar përmes ligjit 7501 prej 15 vitesh janë rrethuar me tela nga një firmë private dhe ata nuk hyjnë dot. Banoret ngrenë akuza dhe për politikanët.

“E kanë dhënë gjithë politikanët për t’u ndërtuar fshat turistik e ndërtojmë vetë ne. Na thonë kemi urdhër nga Tirana. Tallen të gjithë me ne.”

Duke qenë se në këtë periudhë prej pandemisë nuk lejohen protesta policia I ka shpërndarë. Pasi u larguan nga ambientet e jashtme të gjykatës kanë shkuar në komisariatin e Gjirokastrës dhe kallëzuar penalisht gjykatësen Shaholli. /abcnews.al/