Një pallati në Durrës të dëmtuar nga tërmeti policia i ka vënë shiritin bllokues dhe aty nuk do të lejohen të futen banore derisa të kryhen ndërhyrjet e plota. Disa familje kanë shkuar tek të afërmit e tyre, ndërsa të tjerë janë strehuar në kovalishencë.
Shiritat e vendosur në këtë pallat shumëkatësh në zonën e plazhit në Durrës, tregojnë se objekti është i pabanueshëm përkohësisht. Dëmet e shkaktuara nga tërmeti në strukturë cilësohen të mëdha. Banorët e tij janë larguar tek të afërmit apo edhe në ambientet e tjera të vendosura nga autoritet në shërbim të tyre siç është Kovalishenca.
Në ambientet e saj më të sigurta janë strehuar 95 banore gjithsej. Pasi edhe kjo e fundit ka pësuar disa dëmtime dhe plasaritje gjatë rënies së tërmetit. Janë kryesisht banorë të fshatrave të Durrësit që banojnë në shtëpi të vjetra dhe që i kanë braktisur deri në vlerësimin e rrezikut nga autoritetet.
Procesi i verifikimit për konstatimin e dëmeve të tërmetit të 21 Shtatorit vazhdon. Grupet e emergjencave civile janë në terren. Një ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi fondin 10 milionë lekë në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, fond i cili duket shume i vogël krahasuar me dëmet e shkaktuara./ABC News Albania 24/7