Balotazhi për President në Maqedoni, flasin kandidatët

schedule19:39 - 5 Maj, 2019

schedule 19:39 - 5 Maj, 2019

Kandidatët presidencial të opozitës dhe koalicionit qeveritar, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski, në deklaratat e tyre, pasi kanë votuar në qendrat e votimit, me qëndrime të kundërta rreth epilogut të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Gordana Siljanovska-kandidate e opozitës: “Dita filloi sikurse në dimër e ky është dimri politik në Maqedoni dhe mendoj se në fund do të përfundojë me diell”.

Stevo Pendarovski-kandidat i koalicionit qeveritar: “Shpresa ime është që shumica e votuesve do ta njohin konceptin e fushatës sime, dhe do ta përkrahin këtë koncept që do të thotë përparim”.

Nga ana tjetër, liderët e partive politike në prononcimet pas votimit, theksuan rëndësinë e mbarëvajtjes së këtyre zgjedhjeve për procesin euroatlantik të vendit.

Zgjedhjet sipas KSHZ-së dhe monitoruesve të vendit dhe të huaj janë zhvilluar në atmosferë të rregullt pa incidente, me disa parregullsi të natyrës teknike që nuk ndikojnë në procesin votues. Por, partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE është ankuar për një varg parregullsish, duke adresuar kritika se pushteti ka  keqpërdorur policinë për qëllime politike dhe se bëhet presion i paligjshëm nga ana e organeve të policisë ndaj pjesëtareve të VMRO DPMNE-së./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!