Një ditë po aq të rëndësishme sa raundi i parë, kështu e ka konsideruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani procesin zgjedhor në 18 komuna si pasojë e balotazhit në raudin e parë të zgjedhjeve.
“Sot në balotazh është ditë po aq e rëndësishme sa raundi i parë. Sot vendoset jo vetëm kush do udhëheqë komunat, por vendosin për një të ardhme më të mirë. Shpresoj që secili do votojë sot në votime. Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në votime, organizojmë zgjedhje të lira e demokratike. Jam besimplotë se edhe dita sot do jetë e tillë.”
Pyetjes së gazetares Habi Hoxha nga ABC News, e cila po ndjek nga afër procesin zgjedhor në Kosovë, lidhur me rëndësinë e këtyre zgjedhjeve në kontekstin politik, Osmani tha se dy proceset janë të ndara.
“Janë dy procese të ndara. Zgjedhje lokale nuk kanë ndikim në proceset në nivel nacional. Do të shohim në ditët në vijim cfarë do të ndodhë. Kosova në cdo palë zgjedhje tregon maturi. Nuk kanë lidhje me zgjedhjet nacionale, edhe ato kurdo ti kemi se kjo varet nga partitë politike, do jetë një gur më shumë mbi murin e demokracisë në Kosovë.” -u shpreh Osmani. /abcnews.al

