Ndërsa mori fjalën në seancë plenare, për t’iu përgjigjur opozitës, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ironizoi ata ndërsa tha se iu kanë lënë më shumë kohë parlamentare me qëllim që promovimin e tyre, pasi po tkurren nga zgjedhjet në zgjedhje.
“Për shqetësimin që ke për ministrat që nuk marrin kohën e duhur, duke parë tkurrjen e votave që keni në një trend të vazhdueshëm, zgjedhje pas zgjedhjesh.
Kemi vendosur t’ju lemë më shumë hapsirë ju të promovoheni. Ministrat kanë të gjithë vëmendjen e publikut dhe gjithë vëmendjen e duhur mediatike për të promovuar punën e tyre. Mirë do ishtë ta merrni këtë kohë dhe ta përdorni si duhet.
Nëse do i referoheni DASH do i referoheni gjithmonë, jeni një parti me një person të shpallur nga DASH. DASH është apo nuk është për ju një bibël te e cila bazoheni dhe gjithcka që thuhet, pa u shtrembëruar ama, duhet ti referoheni edhe për masën ekstreme ndaj liderit tuaj. “Po ndaloj tek investimet e huaja, që vetëm brenda një gjashtëmujori janë rritur me 8 milionë, duke shkuar 759 milionë euro investime për vitin 2025. Mos t’i krahasojmë me vitin 2013, sepse ne krahasohemi me veten tonë. Por, po ju them që edhe krahasuar me veten tonë, brenda një gjashtëmujori jemi plus 8 milionë, për të mos folur për gjithë brendat e huaja që investojnë në Shqipëri për shkak të transparencës dhe kuadrit ligjor që ofron ky vend. Ju investoni për t’i prishur imazhin vendit në çdo fjalë tuajën, ju investoni fuqimisht për ta bërë me baltë Shqipërinë”, u shpreh Balluku.
Balluku iu drejtua edhe deputetit Flamur Noka, të cilit i kërkoi që t’i vendoste emra akuzave të tij, sipas të cilit disa deputetë të mazhorancës kanë zhvilluar takime në Aruba.
“Kur del dhe bën akuza, vëri emër akuzave, pasi të gjithë kolegët e mi nuk kanë qenë kurrë në Aruba. Edhe mund t’u kishte rënë rruga për punë, takime, konventa, por asnjëri nga ne nuk ka qenë në Aruba. Nëse ke informacione mos hidh tym, siç i hidhni kosheres së bletëve dhe dilni gumëzhini para kamerave”, përfundoi Balluku../abcnews.al

