Balliu: Rama dënon qytetarët e thjeshtë dhe jo bandat e krimit

schedule11:41 - 13 Tetor, 2019

schedule 11:41 - 13 Tetor, 2019

Për masën “Arrest me burg” për 3 personat e arrestuar se bllokuan rrugën pas protestës së mbajtur tek Unaza e Re ka reaguar edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu. Ai theksoi se ndërkohë që qeveria vjedh, në burg futen qytetarët e thjeshtë dhe jo kriminelët. Balliu u shpreh se me këto vendime kryeministri Rama kërkon të ndalojë protestat në vendin tonë. Ai deklaroi se do të tërhiqen tani për një vendim afatgjatë. /abcnews.al