Balla: Si FBI, drejtësia shqiptare të hetojë financimet ruse të Bashës

schedule11:17 - 12 Mars, 2018

schedule 11:17 - 12 Mars, 2018

Mazhoranca do vazhdojë të kërkojë zbardhjen e dyshimeve, të investigimit të “Mother Jones”, sipas të cilit, lobimi i PD në SHBA, nuk ka qenë transparente është financuar nga biznesmenë rusë.  Këtë kërkesë i bëri deputetëve të grupit parlamentar të PS, kreu i grupit Taulant Balla.

Pasi dolën një nga një për katër ditë rradhazi duke kërkuar që prokuroria të nisë hetimet lidhur me financimn rus të Partisë Demokratike, grupi parlamentar socialist vendosi ta bëjë publike mbledhjen e e javës për të sjellë dyshime të reja, këtë herë për financimin e protestës tre mujore të opozitës për reformën në drejtësi.

 

PD vjet në pranverë lidhën 2 kontrata me Muzin që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Trump. Pagesat u bënë përmes 2 kontratat e PD-së dhe një kompani guackë Binniata dhe vlera totale shkon 675 mijë USD. Kontrata me Stonington është raportuar në SHBA që në mars, ndërsa me Binniata është mbajtur e fshehur për disa kohë dhe është raportuar ditën e fundit të detyrimit ligjor për të deklaruar”.

Përsëri i kërkojnë prokurorisë që ta zbardhë edhe këtë cështje.

“Pagesa e Binjata Trade për Muzin, ngre një dyshim të dukshëm, një burim i lidhur me Rusinë siguroi para përmes një kompanie skematike për të ndihmuar PD dhe për të ushqyer mosmarrëveshje të vazhdueshme politike në Shqipëri. Ky është një rast i rëndë. Uroj që të gjitha këto dyshime mos qofshin të vërteta, po sigurisht që i takon organeve të drejtësisë, prokurorisë, që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund dhe kjo çështje të zbardhet për gjithë opinionin publik”.

Kjo kërkesë duhet të përsëritet nga deputetët socialistë deri sa prokuroria të reagojë ka qenë një ndër porositë e kryetarit të Partis Socialiste Edi Rama në mbledhjen që zhvilloi më herët me kryesinë e grupit parlamentar. Pasi ia dorëzoi kryetari të grupit bërjen e deklaratës, kryeministri lë Kryesinë e Kuvendit së bashku me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!