Balla sërish ftesë demokratëve për reformën zgjedhore: Koha nuk pret

schedule15:15 - 19 Shtator, 2019

schedule 15:15 - 19 Shtator, 2019

Partia Socialiste përsërit apelin ndaj Demokratëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore. Taulant Balla tha se çdo ditë që kalon, vendos zgjedhjet e 2021-shit në vështirësi, ndërsa e cilësoi Damian Gjiknurin si një prej ekspertëve më të mirë zgjedhorë.

Opozita jo parlamentare nuk do të marrë pjesë të mërkurën në tryezën e reformës zgjedhore e thirrur nga OSBE.

Socialistët  e përsërisin apelin, duke thënë se koha nuk pret.

Kërkesën e opozitës për të mos negociuar me Damian Gjiknurin si bashkëkryetar të reformës zgjedhore, numri dy i socialistëve nuk e sheh serioze.

Kreu i grupit socialist nuk sheh rrezik tek kushtet e Gjermanisë për të hapur negociatat.

Një prej kërkesave të grupit më të madh parlamentar gjerman është dhe arrestimi i peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!