Balla i drejtohet opozitës: Sqarimet mes partive në Shqipëri, jo në Bruksel

schedule16:59 - 17 Tetor, 2018

schedule 16:59 - 17 Tetor, 2018

Pas kthimit nga Brukseli, ku opozita shqiptare kërkoi largimin e tij nga komiteti dypalësh i Stabilizim- Asocimit, Taulant Balla tha se Partitë duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet brenda territorit shqiptar. Emergjente për dy palët, sipas Ballës, është përfundimi i Reformës Zgjedhore.

E çuditën Paralmentin Evropian tha kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asociimit.

“Ajo shfaqje e turpshme, le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vite të ndrysjme të politikës shqiptare në Bruksel”.

Kërkesa e opozitës për përjashtimin e Taulant Ballës nga delegacioni sepse sipas tyre ai është i lidhur me segmente të trafikut drogës nuk u pranua nga eurodeputetet për aq kohë sa këto pretendime ishin ta pavërtetuara.

“Një prej miqve të Shqipërisë, në përfundim të asaj dite pune, solli në vëmendje që nuk ka pasur dhe nuk ka një vend tjetër në rrugën e anëtarësimit në BE, që opozita të shfrytëzojë mikrofonat e sallave të PE, apo të Këshillit, Komisionit, për të sharë vendin e vet. Kemi çfarë kemi, duhet t’i diskutojmë këtu”.

Dhe këtu kanë nisur komunikimet me opozitën për reformën zgjedhore tha kreu I grupit parlamentar socialist.

“Kemi rivendosur tashmë komunikimin sa i përket kodit zgjedhor dhe në të njëjtën frymë duhet të diskutojmë dhe për çështje të tjera. Nuk ka një paketë të PS por një paketë dhe përfundim të punës paraprake të ekspertëve të reformës zgjedhore që në komunikim dhe bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit të reformës zgjedhore të kryesuar nga Bylykbashi ta çojmë në përfundim”.

Mesi i dhjetorit është afati që duhet përmbyllur puna e përbashkët e partive për reformën zgjedhore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!