Balla: I bindur që PD dhe LSI do hyjnë në zgjedhje

schedule19:45 - 11 Mars, 2019

schedule 19:45 - 11 Mars, 2019

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari tha sot për “Zërin e Amerikës” se nuk do e dorëzojë mandatin dhe sipas saj vendimi i marrë nga opozita është destabilizues për vendin. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në studion e emisionit “Mbrëmje ABC” ka komentuar deklaratën e deputetes demokrate, duke u shprehur se fjalët e Hajdarit ishin inspiruese.

“Unë nuk kam asnjë dyshim që gjithë ajo çka tha Hajdari ekziston. Jemi në një situatë ku të gjithë e kuptojmë se ka filluar një proces zëvendësimi i mandateve të opozitës. Me deputetët e rinj të opozitës në Kuvend të mërkurën bëhen 9 apo 10 deputetë të opozitë dhe jo një grup por mund të këtë dy grupe të deputetëve të opozitës në Kuvend dhe besoj se do kemi një dialog me ta.  Janë të shumta ata që do të dalin përtej interesave të momentit të lidershipit të PD dhe LSI. Fjalët e zonjës Hajdati janë inspiruese”.

Më tej ai është shprehur i bindur se PD dhe LSI do të hyjnë në zgjedhjet lokale të muajit Qershor.

“Ajo që duan të them është se jam i sigurt që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe nuk kam asnjë dyshim. PD dhe LSI do marrin pjesë në zgjedhje. Partitë politike janë organizata që janë krijuar për të marrë pjesë në zgjidhje. Nuk kam asnjë qasje asnjë kontakt me drejtuesit e PD, por iu thash që partitë politike janë instrument në duar të qytetarëve. Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedh humbet arsyen për të qenë parti politike. Një parti që merr vendim e paimagjinueshëm për të mos marrë pjesë në zgjedhje ajo është e humbur. Thirrja që kam ndaj PD dhe LSI është se ata duhet të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet vendore. Me këto zgjedhje do hyjmë me këtë kod që është. Lidhur me këtë Kod që kemi duhet të plotësojnë detyrimet që kanë”.

I pyetur nëse ka pasur kontakte me përfaqësues të opozitës pas vendimit për djegien e mandateve, Balla tregoi një bisedë që kishte pasur me një ish-deputet demokrat.

“Pa ia thanë emri por një ish-deputet me profil të lartë politik para dy ditësh më tha me të drejtë se në partinë time presin që tu jepet pushteti në tavolinë. Kur e thotë një ish-deputet me profil të lartë politik në PD është për të ardhur keq.  Duan të hedhin në erë sistemin e demokracisë dhe kjo nuk pranohet dhe nuk ka për t’u pranuar kurrë. Me këta deputetët e rinj do vijomë në vijojmë një proces dialogu. Por edhe me ata që janë jashtë ne do vijojmë dialogun por pa shkelur parimet tona”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!