Partia Socialiste akuzoi demokratët se kanë fshehur shpenzime prej 1 milion dollarësh, në kontrata lobimi me kompani amerikane. Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Taulant Balla, akuzoi gjithashtu se burimi i këtyre të ardhurave është i dyshimtë, duke kërkuar si nga Prokuroria ashtu edhe nga vetë kryedemokrati Basha, që të zbardhin prejardhjen e tyre.
Referuar të dhënave të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri të ditur një seri kontratash lobimi të nënshkruara nga Partia Demokatike gjatë pranverës së vitit të kaluar, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, që sipas tij kapin vlerën e 1 milion dollarëve.
Qëllimi i këtyre kontratave, sipas Ballës, ishte edhe projektimi dhe implementimi i fushatës së PD në zgjedhjet e fundit. Për këtë arsye, thekson sekretari i Përgjithshëm i PS-së, demokratët kishin detyrimin t’i deklaronin këto shpenzime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Përveç fshehjes së këtyre shpenzimeve, ajo që shqetëson PS-në është burimi i tyre. Duke cituar të dhënat e dorëzurara në KQZ, Balla tha se PD ka deklaruar 500 mijë dollarë shpenzime gjatë fushatës, ose sa gjysma e vlerave të transfertave drejt Amerikës. Ndërkohë, financimi që selia blu ka marrë nga buxheti i Shtetit kap vlerën e 88 milionë lekëve që, edhe sikur të ishte shpenzuar tërësisht për financimin e kontratave të lobimit, përsëri është në gjysmën e vlerës së këtyre të fundit. Për këtë, Taulant Balla flet para me prejardhje të dyshimtë.
Balla theksoi se PS do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, apeloi liderin demokrat të zbardhë burimin e parave që transferoi në Amerikë./abcnews.al
https://youtu.be/R6EaxiMELaU