Balla-Alibeajt: Presidenti nuk zgjidhet me letra, të ulemi dhe të propozojmë emra

schedule11:14 - 17 Maj, 2022

schedule 11:14 - 17 Maj, 2022

Sipas kreut  të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehet se procedura për zgjedhjen e presidentit të ri nuk mund të bëhet me letra. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Balla duke iu përgjigjur Alibeajt për letrën me kritere që ky i fundit ka kërkuar, theksoi se nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë.

Sipas tij, ata duhet të ulen dhe të propozojnë emra konkretë. Balla nënvizoi gjithashtu se maxhorancës nuk i hiqet e drejta për të propozuar emra. Nga ana tjetër, Balla tha se i vetmi kusht që kanë vendosur është që presidenti i ri të jetë i kundërt me Ilir Metën.

“Doni ta diskutojmë dokumentin këtu. po ju them të drejtën grupit të PS për të propozuar emra nuk ia hiqni dot. Kam një muaj dhe më shumë që ju bëj thirrje publike, si të doni ju të vini dhe të ulemi. Me grupin e zotit Mediu jemi ulur dy herë. Realisht ka pasur disa propozime që do ti quaja me vlerë, edhe me zonjën Doda. Natyrshëm është qënë historinë e këtij parlamenti duhet të diskutosh për emra.

Si i bëhet kjo që ju s’na lini ne të propozojmë se na e keni vënë kusht. Kur të ulemi thua nuk të jap emra se ti do tallesh. Si t’ja bëjmë se duhet të zgjedhim emrin? Ne kemi vënë vetëm një kusht që të jetë kundër me atë që ka bërë Ilir Meta. Këtë duam ne. Ata nuk zgjedhin më president, Saliu dhe Ilir Meta.

Lexo edhe: Presidenti, Alibeaj: Rama e tregoi që është hipokrit, do të shtyjë tre raundet që ta zgjedhë vetë

Më pëlqeu shumë kjo, më në fund u takuam. Hajde ulemi dhe ta diskutojmë. Po kjo historia ca të çoj email unë tani, mora letrën tuaj dhe e pashë. Hajde ulemi. Doni ta bëjmë këtu në Konferencë të Kryetarëve.

Ju keni bërë një ide tuajën dhe i keni hequr maxhorancën të drejtën për të propozuar. Këtë të drejtë duhet ta kenë të gjithë palët.

Nuk duam një president të PS, por të gjithë shqiptarëve. Por hajde të ulemi. Unë nuk paragjykoj ndoshta në emrat tuaj mund të jetë dikush që i përmbush. Ju thoni nuk propozoj s ky do tallet me emrat e mi. Mblidhni grupin dhe hajeni me katër emra. Unë e kam bërë këtë proces paraprakisht. I kam marrë propozimet dhe jam gati të ulem me ju. Mund të jetë dikush që iu ka pëlqyer edhe ju. Po çfarë tani, t’ua çoj me letër unë. Të gatshëm të ulemi kur të doni ju”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!