Balkan Insight: Opozita akuzon vëllain e ministrit të Brendshëm

schedule11:17 - 15 Maj, 2018

schedule 11:17 - 15 Maj, 2018

Balkan Insight i ka kushtuar një hapësirë të gjerë akuzave të Partisë Demokratike për vëllain e ministrit të Brendshëm Xhafaj, për lidhje me krimin dhe trafikun e drogës. Në shkrim citohet dhe reagimi i qeverisë shqiptare, sipas të cilit, opozita po përpiqet të sabotojë imazhin e vendit.

Partia Demokratike publikoi të hënën një bisedë telefonike të regjistruar, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafik droge.

Sipas opozitës shqiptare, Agron Xhafaj ka një dënim në Itali pikërisht për trafik droge, por nuk ka vuajur dënimin. Gjatë bisedës telefonike, sipas akuzave të PD-së, vëllai i ministrit po përfundon një marëveshje me një kriminel.

Ministri i Brendshëm Xhafaj deklaroi se nuk e kuptonte se pse mund të prekej nga nëj gjë që vëllai i tij kishte bërë 15 vjet më parë kur ishte 25 vjeç. Sipas tij, i vëllai ndodhej në vendin e gabuar dhe me njerëzit e gabuar. Ministri Xhafaj mohoi se qeveria mbron dikë nga ligji./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!