Koreografi dhe balerini i skenave ndërkombëtare, Blenard Azizaj ka treguar në emisionin ‘Pas Mesnate’ në ABC News, se u bë pjesë e fushës së baletit.
Ai rrëfeu gjithë jeta i ndryshoi brenda një nate, kur në një lokal nate në Greqi kërceu një këngë të Michael Jackson dhe e pa një mësuese. Kjo e fundit e ftoi te shkolla e saj dhe i ofroi mësime falas. Më pas e lidhi me një mësuese tjetër në Athinë, ku dhe kreu shkollën për balet.
“Gjithmonë kam pasur dëshirën për të kërcyer që i vogël. Im atë dhe nëna para shumë kohësh, kanë qene me ansamblin. Është geni dhe nga familja sigurisht. Por kur shkova në Greqi, jetoja në një ishull aty dhe punoja shumë punë të ndryshme aty për të mbijetuar dhe isha dhe pa dokumenta ilegal. Tek ai ishulli aty ishte shumë vështirë të dilje, sepse ishte policia, ishte ajo vala atëherë që këta kapnin shumë njerëz të huaj dhe i fusnin në burg. Bëhet fjalë për vitin 2005. Mbas pune një natë, thash nuk mund të rri më fshehurazi, i lirë dhe i fshehur në të njëjtën kohë. Një natë pas pune, thash po dal dhe po shijoj jetën. Shkuam në një bar aty dhe po pinim. Unë kur kam qene i vogël hero kam pasur Michael Jackson. Në një moment, ata vunë një këngë të tij që unë e kam shumë për zemër. Se çfarë më kapi dhe hipa sipër banakut, ishte shumë instiktivisht. Hipa sipër dhe kam kërcyer këngën e tij. Besoj që ka qene solo më e bukur që kam bërë në jetën time. Mbasi përfundoi ajo, unë uroja që të ishte dikush aty dhe të më shihte. Po atë natë, mbas atij kërcimi, zbrita dhe ishte një mësuese që kishte një shkollë te ishulli ku unë jetoja. Edhe ishin të gjithë njerëzit, po kjo çfarë ishte se ishte diçka shumë spontane. Edhe kështu filloi kërcimi im. Ajo më tha, se kishte një shkollë dhe mund të vish. Po unë nuk pranova se isha emigrantë, nuk kisha mundësi ta paguaja, thjesht paguaja jetesën time. Ajo tha nuk dua asgjë nga ty, thjesht hajde të të shoh dhe mbas asaj bëra dy muaj aty dhe po kaloja shumë. Ajo më lidhi me një mësuese tjetër në Athinë dhe kështu filloi shkolla”, tha Azizaj./abcnews.al