Balakov bën shurdhin: Nuk dëgjova asnjë kor racist, anglezët na ofenduan!

schedule11:14 - 15 Tetor, 2019

schedule 11:14 - 15 Tetor, 2019

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Anglisë prodhoi një rezultat tenistik në fushën e blertë dhe probleme pafund para dhe gjatë saj. “Tre Luanët” fituan 0-6 në Sofje, teksa një tifoz anglez humbi jetën përpara ndeshjes.

Në stadium ishte radha e përshëndetjeve naziste dhe koreve raciste kundrejt Rahem Sterling. Trajneri Southgate kërkoi dy herë ndalimin e ndeshjes dhe kapitenit bullgar iu desh t’i bënte thirrje tifozëve për qetësi.

Surpriza e madhe vjen nga Krasimir Balakov. Trajneri i kombëtares bullgare habit me deklaratën e tij të sjellë nga The Sun. Ai pretendon se nuk ka dëgjuar kore raciste, teksa nuk nguron të lëshojë akuza kundrejt tifozëve anglezë.

Ndoshta tifozët tanë nuk ishin të kënaqur me paraqitjen e ekipit. Personalisht nuk kam dëgjuar kore raciste. Arbitri ndaloi ndeshjen dhe mund të them që sjellja e të dy tifozerive ishte e patolerueshme. Tifozët anglezë na fishkëllyen himnin dhe në pjesën e dytë përdorën fjalë fyese kundër tanëve“, thekson Krasimir Balakov. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!