Bajrami te Milan? Trajneri i Empolit, Andreazoli zbulon gjithçka

schedule22:10 - 13 Mars, 2022

schedule 22:10 - 13 Mars, 2022

Nedim Bajrami është kthyer në objektivin e skuadrave të mëdha për sezonin e ardhshëm. Në “pole-position” qëndron Milan, me kuqezinjtë që kanë shprehur interesimin për shërbimet e lojtarit shqiptarë.

Paraqitjet e Bajramit këtë sezon kanë bërë që ta kthejnë atë në një lojtarë shumë të rëndësishëm për skuadrën e Empolit, ndërsa disa zëra e lidhin me një largim të mundshëm të “xhevahirit” e kombëtares, drejt “San Siros”.

Ka qenë vetë trajneri i Empolit, Andreazoli, i cili pas ndeshjes me Milan, është shprehur se Bajrami do të ndjekë të njëjtën rrugë si Benacer që më herët ishte me Empolin dhe tani i përket kuqezinjëve.

“Bajrami do shkojë te Milani? Unë dëgjova se Bennacer ishte lojtari ndeshjes dhe ai ka qenë me ne më para, ashtu si Krunic. Bajrami dhe Zurkoëski janë në të njëjtën rrugë. Duhet të bëjnë edhe pak hapa para, por besoj se e ardhmja e tyre shkon shumë më larg se Empoli. Por jo vetëm ata dy, ka edhe emra të tjerë që ne po nxjerrim dhe janë shumë të rëndësishëm”, tha Andreazoli duke iu referuar edhe 19-vjeçarit, Asllani. /f.a/abcnews.al