Ditën e sotme besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin dhe kremtimit të kësaj feste i shtohen edhe emocionet e Kategorisë Superiore, teksa e gjithë vëmendja shkon në “Air Albania”, aty ku luhet ndeshja më e madhe ne futbollit tonë, Partizani-Tirana.
Luhet për javën e 33-të dhe Partizani pretendon titullin, ndërsa Tirana do të paktën pjesëmarrjen në Europa League. Edhe këtë herë do të jetë pa tifozë, të cilët janë munduar vazhdimisht të shprehin mbështetjen e tyre me mesazhe e simbolika të ndryshme.
Derbi luhet në orën 19:00, kur 4 ndeshjet e tjera të jenë mbyllur (16:00). Kryesuesit e Teutës udhëtojnë drejt Kamzës, aty ku luajnë ndaj Kastriotit dhe të dyja skuadrave u duhet me patjetër fitorja. Vllaznia, një tjetër pretendent për titullin kampion, luan në Ballsh ndaj Bylisit.
Ndërkohë Laçi sfidon Skënderbeun, në një ndeshje që pritet të jetë shumë e luftuar, duke parë formën e mirë të Skënderbeut në ndeshjet e fundit dhe paraqitjeve shumë të mira ndaj të mëdhave. Ndeshja tjetër është ajo mes Kukësit dhe Apolonisë, me dy skuadrat që kanë dështuar për arritjen e objektivave. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE
Java 33, 13 maj 2021
Ora 19:00 | Partizani-Tirana
Ora 16:00 | Kastrioti-Teuta
Ora 16:00 | Bylis-Vllaznia
Ora 16:00 |Laçi-Skënderbeu
Ora 16:00 |Apolonia-Kukësi