“Babi më lërë rehat”, piktori rrëfen bisedën me të birin: Dhuna ime psikologjike nuk ishte e duhur

schedule13:28 - 17 Mars, 2023

schedule 13:28 - 17 Mars, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, piktori Pashk Pervathi nuk mund të mos fliste edhe për marrëdhënien që ka me të birin. Ky i fundit ka ndjekur gjurmët e të atit, por jo në zhanrin e peisazhit.

Pervathi ka zbuluar se në fillim ka insistuar që i biri mos të vazhdonte pikturën, por duke parë rezultatet është shumë i lumtur dhe krenar për arritjet e tij.

“Tani kam këshilluar djalin. Ai ka lënë punë që kishte dhe punon si piktor i lirë. Ka dal krejt jashtë fokusit tim, ka bërë zgjedhjen e duhur. Unë gëzohem shumë dhe them se nuk e kam rival, por më ka nderuar. Më ka nderuar, jam shumë krenar për këtë, të betohem krenohem me të.

Ne kishim kontraditën e parë, kur unë i thosha mos u merr me këto se jeta është e gjatë, duhet të jetosh me këtë lloj arti. Edhe mu kthye një herë, më lërë rehat, ç’të duhet ty, më lërë rehat. Edhe fjala ‘më lërë rehat’, mua më ka mbetur këtu. Edhe e lash rehat. Në fakt ai kishte të drejtë, dhuna ime psikologjike nuk ishte e duhura“, tregoi piktori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!