Babai vrau fëmijët dhe veten në Gjermani, dyshohet se janë shqiptarë

schedule08:31 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 08:31 - 28 Dhjetor, 2021

Babai dyshohet se ka qëlluar dy fëmijët e tij, të cilët kanë vdekur, si dhe gruan, e cila është në gjendje të rëndë, ndërsa në fund qëlloi veten për vdekje.

Ngjarja tragjike me tre të vdekur dhe një të lënduar rëndë në Gjermani, ka tronditur opinionin, ndërsa dyshohet se familja është nga Kosova.

Bild.de raporton se Flamur R. Ka qëlluar dy fëmijët e tij, 11 dhe 13 vjeç, si dhe gruan, ndërsa në fund qëlloi edhe veten.

Ai dhe dy fëmijët kanë vdekur, kurse gruaja është në gjendje të rëndë.

Policia gjermane është njoftuar rreth orës 23:00 dhe ka gjetur fëmijët pa shenja jete në shtëpi. Në vendngjarje ka ndërruar jetë edhe babai 44-vjeçar, ndërsa gruja 38-vjeçare, është dërguar në spital e plagosur rëndë.

Hetuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast, madje as kombësinë e viktimave.

Mediat kosovare kanë raportuar se familja është nga Gjakova, që mbetet për tu konfirmuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!