Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Babai po më mban peng”, OKB kërkon dëshmi nga Emiratet që Princesha është gjallë

schedule13:33 - 19 Shkurt, 2021

schedule 13:33 - 19 Shkurt, 2021

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe prova se Princesha Latifa, vajza e sundimtarit të Dubait, është gjallë.

Në videot e regjistruara fshehurazi të shpërndara nga BBC, Princesha Latifa akuzoi babanë e saj se po e mban peng në Dubai që kur ajo u përpoq të arratisej në 2018.

KB ka kontaktuar David Haigh nga fushata “Free Latifa” duke kërkuar qasje në pamjet. Në video, Princesha Latifa thotë se ka frikë për jetën e saj.



Pamjet, të publikuara nga miqtë dhe transmetuar nga BBC në fillim të kësaj jave, nxitën thirrjet globale për një hetim të KB.

“Ne kemi pyetur në lidhje me situatën e saj aktuale dhe kemi kërkuar që qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe të përgjigjet si një çështje përparësie,” tha Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të KB për të Drejtat e Njeriut, të Premten. “Do të vazhdojmë të monitorojmë situatën”, shtoi ajo.

Qeveria e Dubait ose ministria e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk kanë komentuar ende.

Babai i Princeshës Latifa, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, sundimtari i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!