Baba për herë të parë, Fero zbulon gjininë e fëmijës

schedule22:50 - 3 Mars, 2021

schedule 22:50 - 3 Mars, 2021

Çifti shumë i përfolur, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por lajmi i ëmbël u zbulua vetëm disa ditë më parë.

Ajo është në pritje të një vajze dhe këtë e ka bërë të ditur Fero ditën e sotme. Reperi ka publikuar në Instagram një foto të Arbenitës me barkun e rrumbullakosur dhe ka shkruar: “Qikat e mia”.

Kujtojmë se Fero dhe Arbenita tashmë janë burrë dhe grua. Ata janë celebruar para pak kohësh. /abcnews.al