Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbejnë zjarr në kufi

schedule14:23 - 20 Korrik, 2021

schedule 14:23 - 20 Korrik, 2021

Forcat e Azerbajxhanit dhe Armenisë shkëmbyen zjarr për disa orë përgjatë një pjese të tensionuar të kufirit të tyre.

Ministritë e Mbrojtjes të të dyja vendeve akuzuan njëra-tjetrën për provokime.

Të shtënat ndodhën në enklavën Nakskivan të Azerbajxhanit, e cila shtrihet midis Armenisë dhe Iranit.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se një ushtar i saj u plagos, pasi forcat armene hapën zjarr, duke përdorur armë të kalibrave të ndryshëm në pozicionet e Azerbajxhanit.

Ministria tha se forcat azerbajxhanase qëlluan për hakmarrje.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se forcat azerbajxhanase filluan të qëllonin të parat.

Edhe Bakuja, edhe Jerevani konfirmuan se situata tash për tash është e qetë.

Dy vendet, vitin e kaluar, kanë luftuar gjashtë javë për rajonin e Nagorno Karabakut.

Ky rajon njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.

Rreth 6,000 njerëz janë vranë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpshimi të ndërmjetësuar nga Moska.

Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene./REL