Gazetarja e VOA, Menada Zaimi ka qenë e ftuar në një lidhje Skype, në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit Artur Zheji në ABC News.
Zaimi tha se nga Washingtoni incidenti me dronin u konsiderua si i papërgjegjshëm nga ana e Rusisë.
Ajo shtoi se droni po kryente një lëvizje rutinë, ndërsa ai është ndjekur nga dy avionë rus për rreth 30-40 minuta dhe më pas i është hedhur karburant dhe është goditur në helikë.
Sipas Zaimit, pas këtyre veprimeve të avionëve rus, Pentagani ka marrë vendimin për ta rrëzuar vetë dronin.
“U konsiderua nga Washingrton si një incident i papërgjegjshëm nga ana e Rusisë. Një shfaqje jo profesionale se si dy avionët po ndiqnin dronin.
Nuk flitet vetëm se droni po kryente një lëvizje rutinë, avionët rus e ndoqën për rreth 30-40 minuta dhe më pas i hodhën karburant dhe më pas kanë goditur helikën.
Kjo ka çuar në një vendim të Pentagonit për të marrë një verprim të dytë, atë të rrëzimit të dronit” tha Zaimi.
Zaimi bën me dije po ashtu se është ende në hetim nëse kjo ngjarje ishte e qëllimshme nga ana e Rusisë apo jo, ndërsa theksoi se vlera e këtij droni është 30 milion dollarë.r.t/abcnews.al