Autori i vrasjes së Vasil Dervishaj dhe një bashkëpunëtor lihen në burg

schedule10:48 - 8 Qershor, 2018

schedule 10:48 - 8 Qershor, 2018

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg një nga autorët e përfshirë në vrasjen e Vasil Dervishajt. E njëjta masë është dhënë edhe për të ndaluarin Amarildo Grembin. Kurse për bashkëpunëtorin tjetër  trupi gjykues vendosi arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.

Një nga autorët dhe dy bashkëpunëtorët në vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj u paraqitën në gjykaten e faktit në Vlorë për masën e sigurisë.

28 vjeçari Armando Çaushi do të qëndrojë në qeli. Për  Amarildo Grembin trupi gjykues vendosi arrest me burg.

Ky  i fundit dhe Nekid Arapi akuzohen për moskallëzim krimi dhe largimi i autorëve nga vendi i ngjarjes.

Arapi u la në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe që kryesohej nga gjyqtarja Elona Mihali.

Në kërkim për ngjarjen është autori tjetër i vrasjes së Dervishajt . 31 vjeçari Ergest Avdiu dyshohet se ka patur rolin kryesor në këtë krim. Ai mendohet se ka qëlluar me pistoletë ndaj Dervishajt për një konflikt të vjetër në Itali. Në mjetin tip Audi mësohet se udhëtonin tre persona identeti i personit të tretë ende nuk dihet. Mësohet se Çaushi ka qenë në makinë me Avdiun dhe nuk ka dashur të marrë pjesë në ekzekutimin e 29 vjeçarit, por ky i fundit e ka mbajtur në mjet deri sa ka kryer vrasjen dhe më pas e ka lënë tek porti i Vlorës. Autori i krimit Avdiu ka kërkuar ndihmën e Nekid Arapit dhe Amarildo Grembit për ta shoqërur me makinë deri në hyrje të autostradës. Sipas policisë dy të rinjtë nuk kishin dijeni për atentatin mafioz që ndodhi natën e 4 qershorit në lagjen “Pavarësia” të Vlorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!