“Autoambulanca shtesë për urgjencën”, Manastirliu: Si po përgatitemi për vjeshtën

schedule21:12 - 9 Korrik, 2020

schedule 21:12 - 9 Korrik, 2020

E ftuar në “Mbrëmje në Abc”, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi po ashtu se çfarë pune po bëhet me përgatitjet për vjeshtën kur bashkë me Covid-19 pritet që të jenë edhe viruset e stinës.

Manastirliu u shpreh se, brenda buxhetit në dispozicion, po punohet me fuqizimin në pajisje dhe autoambulanca për spitalet rajonale si dhe Urgjencën Kombëtare.

“Ajo që dihet me siguri është se ky virus është i paparashikueshëm..Ne jemi duke punuar fort për kapacitete ne spitalet rajonale. Do duhet që rastet që janë me sëmundje të tjera të trajtohen aty, vijon fuqizimi i tyre dhe fuqizimi me pajisje. Brenda gjithë buxhetit. Duam të fuqizojmë urgjencën kombëtare me autoambulanca të reja që të kemi një administrim më efikas në terren dhe për të përmirësuar flotën e aparaturave,” shpjegoi ministrja.

Lexo edhe: Manastirliu: Po diskutohet mbajtja e detyrueshme e maskave në publik, shkëputëm zinxhirin e infeksionit në QSUT

Ndërsa sa i përket hapjes së kufijve, Manastirliu u shpreh se ka një ecuri të epidemisë dhe se do të ketë një rivlerësim dhe një vendimmarrje në kohën e duhur. Pa kaluar dy javë, shpjegon ministrja, nuk do të ketë një ndryshim në vendimmarrje.

Ogerta Manastirliu: “Ka një ecuri të epidemisë edhe aty ku u pa se kishte një rënie. Do të ketë një rivlerësim dhe më pas ky rivlerësim do të ketë një vendimmarrje në kohën e duhur. Pa kaluar dy javë, nuk do të kemi një ndryshim në vendimmarrje. Po shihet që ka një evolim të epidemisë. Edhe pse sot e kemi situatën të kontrolluar.”

Sa i përket sigurisë së stafeve shëndetësore, ajo deklaroi se, sipas protokolleve, të gjitha strukturat e sistemit shëndetësor janë të furnizuara me pajisje të mbrojtjes personale.

Kurse, duke iu referuar akuzave të opozitës se kriza nuk po menaxhohet mirë, Manastirliu tha se është momenti që të jenë të gjitha palët bashkë e të punojnë në të njëjtën gjatësi vale. Ajo shtoi se Ministria është e hapur për kritika dhe e gatshme të ftojë ekspertët e opozitës të marrin pjesë në tryezat që mbahen lidhur me menaxhimin e krizës.

Kurse, duke iu referuar akuzave të opozitës se kriza nuk po menaxhohet mirë, Manastirliu tha se është momenti që të jenë të gjitha palët bashkë e të punojnë në të njëjtën gjatësi vale.

Ajo shtoi se Ministria është e hapur për kritika dhe e gatshme të ftojë ekspertët e opozitës të marrin pjesë në tryezat që mbahen lidhur me menaxhimin e krizës.

“Është momenti që të jemi të gjithë së bashku, të punojmë në të njëjtën gjatësi vale, që të kemi sa më shumë ekspertë për të thënë fjalën e tyre, jemi të hapur edhe për kritika, ta na e vene ne evidence duke qene pjese tryezave tona. Kjo është një luftë që nuk fitohet e vetme,” shtoi ajo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!