Austronatët vendosin rekord në hapësirë, por bëjnë një gabim

schedule22:49 - 5 Shkurt, 2018

schedule 22:49 - 5 Shkurt, 2018

Dy austronautë rusë kanë vendosur një rekord të ri botëror përsa i përket qëndrimit më të gjatë në hapësirë.

Austronautët qëndruan mbi tetë orë jashtë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, por gjatë procesit, ata harruan që të vendosnin një antenë në pozicionin e duhur.

Astronautët Alexander Misurkin dhe Anton Shkaplerov dolën nga Stacioni për të zëvendësuar një kuti elektronike, që do të përmirësonte komunikimin me kontrollin e misionit rus.

Ata harxhuan 8 orë dhe 13 minuta duke zëvendësuar kutinë, duke kaluar kështu edhe rekordin e vjetër me vetëm 6 minuta.

Por pavarësisht se harxhuan aq shumë kohë në hapësirë, austronautët e vendosën antenën në pozicionin e gabuar, 180 gradë larg pozicionit që duhej të ishte. Pavarësisht kësaj, Nasa ka raportuar se antena është duke punuar rregullisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!