Ambasadori Christian Steiner ka deklaruar se Austria e mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe shpreson që procesi të nisë sa më shpejt.
Gazetari i Abc News, Simon Shkreli raporton se nder të tjera ambasadori Steiner nga Shkodra ka theksuar se në Samitin e Zagrebit vendi i tij pret që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave dhe se Asturia është një mbështetëse e Shqipërisë.
“Shpresojm për më të miren, dhe vendimi për hapjen e negociatave të ndodh shumë shpejt. Një aspekt shumë i rëndësishëm është mbështetja që jep Austria në procesin e integrimeve europiane të Shqipërisë dhe shpresojmë që të kemi nisjen e hapjes së negociatave për anëtarësim sa më shpejt. Për ne është shumë i rëndësishëm është edhe aspeki i Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Europë, ku këtë vit Shqipëria ka marrë edhe kryesimin e OSBE-së që është një hap shumë i rëndësishëm dhe po bënë një punë të mirë”, tha ambasadori.
Gjithashtu ambasadori austriak është shprehur se Austria është një vend mik dhe prezenca jonë është që në vitin 1990 në gjithë Shqipërinë e sidomos në Shkodër ku përvec këmbimeve kulturore dhe marrdhënieve ekonomike një rëndësi të vecantë i kushtojmë edhe arsimit ku një nga 8 shkollat austriake në botë një është hapur në Shkodër./abcnews.al